“Koncesion i ri 10 vjeçar me vlerë 100 mln euro”, Eksperti Pano Sako: Do të sjellë rritjen e çmimit të naftës
Teksa ka publikuar një VKM të 24 dhjetorit të vitit të shkuar, eksperti i ekonomisë, Pano Soko thotë se me anë të saj është prodhuar një koncesion i ri.
Sipas tij, tre kompani do të ofrojnë shërbimin e monitorimit të vëllimit të transaksioneve ne sektorin e hidrokarbureve për 10 vjet, duke bërë që të rritet çmimi i naftës.
Përfaqësuesi i Nismës Thurje, thotë se tre kompanitë do të fitojnë 100 milionë Euro për këtë periudhë.
Ai shton më tej se kompanitë janë paracaktuar para se të merrej vendimi për konsensionin.
Soko shprehet se me këtë VKM janë shkelur nja 3-4 ligje, përfshirë ligjin për fiskalizimin.
Reagimi i plotë:
Nuk ngopen përfundimisht! Janë të paparë.
Kanë nxjerrë një VKM (nr.1185 në 24 Dhjetor të 2020-ës) ku për hir të procesit të fiskalizimit, kanë prodhuar një konçesion të ri, me tre kompani që do të ofrojnë shërbimin e monitorimit të vëllimit të transaksioneve ne sektorin e hidrokarbureve për nja 10 vjet. Dmth historia shkurt, me anë te kësaj VKM-je, do t’iu japin tre kompanive të drejtën ekskluzive për të fituar diku rreth 100 milionë Euro për 10 vjet, me këtë justifikim. Natyrisht kjo vlerë do t’i ngjishet çmimit të naftës dhe natyrisht do të jemi ne që e paguajmë.
Dhe siç e do zakoni në të tilla raste, kompanitë që do të fitojnë konçesionin janë gjetur më parë, mos them janë gjetur para se të lindte konçesioni. Madje tek VKM-ja ua kanë shtruar dhe rrugën gati që mos kenë konkurencë, pasi kanë hequr me urdhër nga gara gjithë kompanitë që kanë pasur kontrata më parë, që dmth kanë hequr nga gara ato që kanë infrastrukturën gati dhe që mund të ofronin një çmim më të ulët, të paktën të na rëndonin pak më pak tek xhepi.
Po joo, mearzallah..s’bëhet llaf. Tre kompani të reja fringo aty, që t’iu paguajmë dhe investimin. Kokës aty, se populli i paguan lekët, se Kryeministri e merr naftën pa lekë për vete.
S’e di sesi flenë natën këta, po jam i bindur që këta mendojnë se do të vdesin në pushtet, që mos kenë fare frikë. Se vetëm në këtë rast me këtë VKM e kanë shkelur nja 3-4 ligje.
Ligji për fiskalizimin nuk lejon dhënien e shërbimeve publike tek privati, këta s’pyesin hiç, e shkelin dhe s’pyesin, e japin shërbimin me VKM, varja ligjit.
Ligji thotë duhen bërë konsultime para miratimit, këtyre s’ua ndjen hiç.
E kështu me rradhë kanë shkelur ligjin për Metrologjinë, ligjin për Menaxhimin Financiar etj.etj..
Po si s’kanë fund ore. Edhe kockën do t’ia bluajnë këtij populli..
E kam thënë dhe herë tjetër, nëse shkoj në parlament, gjysmën e kohës do të ma hajë Komisioni Hetimor për këto konçesionet. Ju premtoj që do të shihni dhe dëgjoni çudira në atë komision..edhe ju edhe SPAK-u..