Koncesionet në Shëndetësi, Zhupa: PS kërkon të mbyllë një vjedhje 200 mln euro. Po bëjnë gjithçka që mos hetohen
Deputetja e Rithemelimit në PD, Ina Zhupa teksa flet për Komisionin Hetimor në lidhje me koncesionet në Shëndetësi, thekson se PS kërkon që të mbyllë një vjedhje galopante prej 200 milionë euro në kurriz të shqiptarëve. Sipas saj mazhoranca po bën gjithçka që anëtarët e saj mos të hetohen.
”Kishim një konferencë për atë që ndodhi dje në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që të bëhen 4 orë diskutime. Mazhoranca kërkon të hetojë që nga viti 2006, ndërkohë që koncesionet e Chek Up-it nuk kanë ekzistuar në atë kohë.
PS kërkon t’i vërë kapak një vjedhjeje 200 milionë euro në kurriz të shqiptarëve. Maxhoranca po bën gjithçka që mos hetohen koncesionet. Ditën e martë do të mblidhemi sërish dhe uroj që deri të martën të jetë anuluar ajo që u vendos në mbledhje, ku mazhoranca vendosi si mos të hetojë afera të rënda”, tha Zhupa.
Nga ana tjetër, Zhupa komentoi edhe faktin që Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e opozitës për mosdhënien me koncesion të Butrintit. Ajo nënvizoi se GJK nuk dha asnjë argument bindës, duke thënë se për këtë rast do i drejtohet SPAK-ut.