Konferenca e Donatorëve/ Komisionari për zgjerim në BE: Solidaritet i fortë pas tërmetit

Komisionari për zgjerim në Bashkimi Europian, Oliver Varhelyi, përmes një statusi në ”Twitter”, thekson se ka takuar mëngjesin e sotëm kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

”Diskutim që herët në mëngjes me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrat e jashtëm të BE-së, organizuar nga Luigi Di Maio. Diskutime të frytshme për progresin e reformave dhe solidaritet i fortë me Shqipërinë pas tërmetit të nëntorit, në pritje të konferencës së sotme të donatorëve”.

BE-ja do të organizojë sot një konferencë të donatorëve ndërkombëtarë në Bruksel për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin në fund të nëntorit. Konferenca është organizuar nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të ndihmojnë Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?