Konferenca e parë Ndërqeveritare, ministrja Xhaçka: Kyç për besueshmërinë e BE-së

Shqipëria është në rrugën e mbarë drejt Integrimit në Bashkimin Europian. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në forumin e Antalias me temë “Fqinjët shohin së bashku: E ardhmja e Evropës”, ku merrni pjesë panelistë si europarlamentari Sergey Lagodisnky, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak apo ish-kryeministri rumun Viktor Ponta.

Ministrja Xhaçka theksoi se BE-ja duhet të vazhdojë të qëndrojë i përkushtuar ndaj rajonit përmes veprimeve konkrete dhe duke mbajtur premtimet e saj.

“Politika e zgjerimit bazohet mbi parimin e hekurt të vlerësimit të meritës së çdo vendi. Po kjo kërkon edhe parashikueshmëri të procesit, nëpërmjet të cilit çdo arritje standardesh apo kriteresh duhet të çojë në hapin e radhës në rrugën drejt BE-së. Një proces i tillë, i besueshëm dhe i prekshëm, është një mbështetje e pazëvendësueshme për reformat e vështira që jemi duke zbatuar”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.

Kurse Lajçak dhe Lagodinsky nënvizuan se nuk duhet të ketë më asnjë vonesë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

SHKARKO APP