Konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri në një ditë me protestën e Berishës
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, nga seanca në Kuvend, dha lajmin se konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë do të mbahet javën e ardhshme. Mësohet se ajo datë mund të mbahet dita e enjte, më 7 korrik.
Po e njëjta ditë kur kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar daljen në protestë masive kundër qeverisë.
Ajo që dihet me siguri është se java e ardhshme do të jetë vendimtare. Kjo pasi propozimi i Emmanuel Macron po çon drejt zgjidhjes ngërçin mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.