Konferenca e Sigurisë në Mynih, Rama takim me Mitsotakis dhe me zyrtarë të tjerë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga Konferenca e Sigurisë në Mynih këtë të premte. Rama ka takuar disa nga personazhet më të rëndësishëm politikë, përfshirë dhe homologun e tij grek Mitsotakis.
“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut dhe mikun e Shqipërisë, Johann Ëadephul, të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, të dërguarin special në Bosnjë, Christian Schmidt dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz”, shkruan kreu i qeverisë.
Kjo konferencë do zhvillohet deri ditën e dielë, ndërsa më herët Rama ka bërë me dije se do diskutojë në tryezë për mbrojtjen kibernetike, raportet Kosovë-Serbi si dhe rolin e Shqipërisë në rajon.