Konferenca për negociatat me BE, Rama dhe 25 figura të qeverisë nisen drejt Brukselit
Pak ditë më parë në Kuvendin e Maqedoniasë së Veriut u votua propozimi francez, dhe të dielën u firmos marrëveshja me Bullgarinë e cila heq veton, drita jeshile për negociatat është ndezur edhe për Shqipërinë.
Kryeministri Edi Rama dhe një delegacion shqiptar do të udhëtojnë sot drejt Brukselit, pasi nesër (e martë) do të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare për hapjen zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Delegacioni përbehet nga 25 figura të qeverisë duke nisur nga kreu i qeverisë, Edi Rama; shefja e diplomacisë Olta Xhaçka; kryenegociatori Zef Mazi, zv.ministrja e drejtorë që merren me çështjen e integrimit europian të vendit.
Axhenda e ditës së nesërme:
08.30-Takim mes Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.
09.00-Deklaratë e përbashkët shtypi.
11.00-Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
12.30-Konferencë e përbashkët shtypi e Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë dhe Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin.