Konferenca për shtyp, Basha: Si kryeministër do heq taksën e Rrugës së Kombit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Kosovë për një vizitë dy ditore. Pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti, po zhvillojnë një konferencë për shtyp. Kryetari i PD-së premtoi se nëse vjen në pushtet një ndër vendim e para që do të marrë do të jetë heqja e tarifës së Rrugës së Kombit.

“Një ndër vendimet e para që do të marrë si kryeministër do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit. Një vendim i padrejtë që rrënon në ekonomi dhe ngadalëson shkëmbimin ekonomik. Vizita ime është paksa e vonuar, por vij pas një ftese të kryeministrit Hoti, por edhe presidentit Thaçi, Osmanit dhe krerëve të partive politike në Kosovë”.

Axhenda e plotë e Lulzim Bashës në Kosovë:

Të hënën më 20 Korrik 2020, Kryetari Basha do të takohet me:
Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti
Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi
Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin
Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani
Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK
Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën
Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së
Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/582164572498091/?q=lulzim%20basha&epa=SEARCH_BOX

SHKARKO APP