Ish-ministri Lleshaj: Dorëheqjen e dhashë vetë, por nëse do ma kishte kërkuar Rama nuk do ta jepja!
I ftuar në emisionin ”Opinion”, ministri ende në detyrë Sandër Lleshaj, foli për të gjithë situatën. ”Mua nuk ka pasur askush synim që të më heqë qafe, sepse unë nuk hiqem qafe lehtësisht. Nuk kam pasur asnjë konflikt me Ramën, dhe nuk kam pasur ndonjë marrëdhënie të ngushtë. Kam pasur marrëdhënie korrekte dhe vetëm kaq. Unë dorëheqjen e dhashë për motive morale”,- tha ai.
A e ka pranuar dorëheqjen tuaj Kryeministri?
Sigurisht që dorëheqja është pranuar sepse është e parevokueshme dhe është automatikisht e pranueshme dhe e pranuar.
Përse nuk e dhatë që ditën e parë, të mos ndodhnin këto protesta?
Dorëheqja është një akt moral, i rëndësishëm dhe merret atëherë kur ndërgjegja arrin në përfundimin që duhet bërë ky akt, këtë vendim e kam marr që herët , siç e tha dhe Kryeministri por sot e finalizova pas takimit me KM.
Ndërkohë te emisioni Opinion ministri në detyrë Sandër Lleshi tha se dorëheqjen e vendosa kur u saktësua se 25 vjeçari Klodian Rasha u vra nga policia.