Konflikti në Durrës, Elona Guri: Nuk pati sherr, i kapëm me përgjues

Elona Guri, kandidatja e LSI në qarkun e Durrësit e cila sipas policisë u përfshi në një konflikt me një person në Durrës, ka folur për Abcnews.al në lidhje me atë që ka ndodhur pasditen e sotme. Ajo mohon të jetë përfshirë në konflikt, ndërsa shton se ka bërë denoncim në lidhje me një pajisje të vendosur në zyrat e LSI në Durrës, për të cilën pretendon se është pajisje përgjimi. Guri shprehet se i kanë kapur në flagrancë personat duke vendosur pajisjen në zyrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Për këtë bën me faj kundërshtarët politikë, ndërsa akuzon policinë se është bërë palë me rilindjen.

Pyetje: Në lidhje me shoqërimin tuaj, çfarë ka ndodhur?

Guri: Unë kam shkuar kam bërë vetë një denoncim. Një kallëzim për vëzhgimin monitorimin dhe kërcënimin e njerëzve që besojnë dhe hyjnë në zyrat e LSI.

Pyetje: Nuk keni pasur njoftim që do vinte dikush për instalimin e pajisjes?

Guri: Jo nuk kemi pasur njoftim, i kemi kapur vetë në flagrancë. Sepse kishim kohë që dëgjonim njerëzit tanë që i kërcënonin, intimidonin pse hynin dhe dilnin në LSI. I kanë mbajtur në vëzhgim dhe monitorim mafia e plehrave dhe rilindjes që kanë kapitulluar zgjedhjet e 25 prillit.

Pyetje: Pyetje: Si janë prezantuar kur janë futur në godinë?

Guri: Nuk janë vënë në zyrë, por jashtë zyrave. Policia të hetojë dhe të monitorojë çdo akt kriminal që kërcënon jetët e çdo individi që beson në LSI.

Pyetje: I dini emrat? Kush ka kërkuar të vendosen pajisjet?

Guri: Jemi 10 hapa para policisë së Shtetit që është bërë një me rilindjen dhe është në funksion të rilindjes. Nëse ata duan të bëjnë shtet, të zbardhin çështjen dhe të fusin në burg këtë akt kriminal.

Pyetje: I referoheni kundërshtarëve tuaj politikë në këtë pikë?

Guri: Ata janë sepse e kanë kuptuar vetë. E dinë urrejtjen që kanë shqiptarët për ta. Emra konkretë le t’i thotë policia dhe prokuroria. Nëse ata nuk e zbardhin çështjen do dal unë të flas me emra dhe me fakte

Pyetje: Ku ndodheni aktualisht, çfarë bëtë pas denoncimit?

Guri: Unë jam në zyrat e LSI duke mbyllur gjithë komisionerët e LSI.

Pyetje: Çfarë ka ndodhur me pajisjet që pretendoni se është pajisje përgjimi

Guri: Ka ardhur, i ka marrë policia dhe prokuroria.

Pyetje: Sipas policisë jeni konfliktuar me një person. Si ka ndodhur?

Guri: Nuk jam konfliktuar fare, thjesht kam denoncuar vendosjen e kamerave. Nuk ka pasur asnjë sherr, jo ,jo.

SHKARKO APP