Konflikti në Siri – Shqipëria dërgon ushtarë e anije patrullimi në detin Egje

Forcat e Armatosura Shqiptare si pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut do të nisen për një patrullim 1 vjeçar në Siri, ku anija do të vendoset në Detin Egje në kuadër të operacionit të NATO-s.

Në mbledhjen e Këshilit të Ministrave është vendosur dërgimi i 21 ushtarakëve dhe një anije e klasit “Iliria”.

Periudha e rotacionit për ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të jetës çdo dy muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Mbrojtjes personelin pjesmarrës në këtë operacion ka vendosur ti  shpërblejë me një dietë ditore prej 12 mijë lekësh plus pagesën mujore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria merr përsipër sigurimin e jetës, ushqim, akomodim, shërbime lundrimi deri te aktivietet social-kulturore me rastin e festave.

Në këtë mision do të jenë edhe ushtarë grek dhe italianë.

Konflikti në Siri po përfshin kohët e fundit edhe SHBA e Rusinë.

Vendimi i Qeverise

vkm

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?