Konfrontim fizik në Kuvend/ Noka shtyn Shehajn nga foltorja: Po keqpërdoresh nga Rilindja
Një tjetër përplasje është shënuar nga Agron Shehaj, këtë herë me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka. Një seancë e fortë, ku deputetët gati sa nuk po rrihen me njëri-tjetrin. Noka ka shkuar te Foltorja për të marrë fjalën, por atje ndodhej deputeti Shehaj. Në këtë moment Noka ka shtyrë forcërisht Shehajn duke e larguar nga foltorja. Ishte deputeti Luan Baçi që ka ndërhyrë mes dy deputetëve duke shmangur ndoshta një konfrontim fizik.
Pjesë nga debati
Noka: Largohu, mos më detyro të flas më shumë, je bërë klouni i Veliajt këtu.
Shehaj: Hapuni çuna (gardës), nuk ka nevojë këtu.
Noka: Mu hiq qafe, ik se po flas. Mu hiq, mu hiq. Mu hiq se po flas, o Gron mu hiq.
Shehaj: Largohu nga foltorja boll e bëre teatrin sot.
Noka: Kur të them mu largo, m’u largo ( dhe e shtyn)