Kongresi i PBDNJ-së, Rama: PS-ja është vëllazërore me minoritetin
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot Kongresin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ).
Me sens humori, Rama tha se ka një marrëdhënie vëllazërore me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe kjo është arsyeja sipas tij, që mes tyre ka edhe mosmarrëveshje. Kujtojmë se Dule ka kritikuar qeverinë muajt e fundit pas daljes de fakto nga koalicioni qeveritar.
“Historikisht për Partinë Socialiste minoriteti ka qenë i afërt dhe PS-ja besoj ka të drejtën të krenohet për të gjithë solidaritetin që ka treguar me minoritetin. Sigurisht që ka gjithmonë gjëra që duhen bërë më mirë, ka gjithmonë sfida që duhen përballuar sipas kohës, por e vërteta është që një fill i gjallë miqësie dhe vëllazërie e lidh Partinë Socialiste me minoritetin dhe kjo nuk është ndikuar nga pozicionet e ndryshme që ka zgjedhur PBDNJ-ja.
Ka një miqësi dhe vëllazëri që mua më lidh personalisht me kryetarin e PBDNJ-së dhe këtë e provon fakti që nuk shkojmë gjithmonë mirë. Po të mos ishim miq, patjetër që mund të kishim shkuar më mirë në një distancë diplomatike, por nuk kemi distancë diplomatike dhe kjo është gjë e mirë”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

