Kongresi i PS/ Arta Dade: Të hapet gara për kryetarin e Partisë Socialiste
Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade u shpreh sot në kongresin e partisë duhet të vendosen standarde të reja në demokratizmin e saj. Në fjalën e mbajtur para delegatëve ajo u shpreh se duhet të nis gara për zgjedhjen e kreut të partisë. “Nuk na lejohet të bëjmë më gabimet që kemi bërë këto vite. Të hapet gara për kryetarin e Partisë Socialiste”,- tha ajo.
Dade kritikoi dhe qëndrimet për modelin laburistë të zgjedhjes së kryetarit. Ajo tha se nuk ishte kundër parimeve të reja, por sipas saj nuk mund të flasin për statusin ata që nuk e kanë lexuar asnjë herë atë.
Dade kritikoi dhe qëndrimet e PS-së lidhur me ndëshkimin e keqqeverisjes së kaluara. “Dështuam ta çojmë Berishën para drejtësisë”,- tha ajo.