Kongresi i PS, Këlliçi: Rama porositi që termi Rilindje të mos përmendet më
Deputeti i PD Belind Këlliçi pati një dalje për mediat në përfundim të Kongresit të socialistëve.
Këlliçi tha se Rama dha një shfaqje të shëmtuar për të cilën do ta kishin zili edhe diktatorët në famëkeq të botës, ndësra shprehet që pororisia e Ramës për delegatët ishte që të mos përdorej më termi rilindje. :Rama ishte i tmerruar për shkak se laku po shtrëngohet”, tha Këlliçi.
“Në vend që të tregonte investimet, Rama kërcënoi me burg opozitën. Sot shqiptarët panë sesi imitimi i praktikave komuniste, sot kaloi në perfeksion. Sot Ramën do ta kishin zili dhe diktatorët më famëkeq të globit për shfaqjen e shëmtuar që ai na dhuroi. Është e pafalshme presioni që Rama ushtroi ndaj organeve të drejtësisë. Frika që ka kapur Ramën, e detyroi që t’i bënte shtanazh drejtësisë duke treguar se drejtësinë e trajton si organizatë të partisë së tij. Unë besoj që partnerë që kanë hartuar reformën në drejtësi, të kryqëzojnë këtë sjellje të diktatorit Rama.
Sot nuk u diskutua asnjë problem, asnjë alternativë dhe asnjë lehtësim për krizën ekonomike, u fol për urrejtjen ndaj opozitës për faktin që opozita e kapur është një ëndërr që nuk ekziston më. Sot përballë Ramës ndodhet një opozitë reale që do ia shkurtojë ditët Ramës një orë e më parë. Rama iu dha porosi delegatëve që termin Rilindje të mos e përmendin më. Rama i tregoi sot shqiptarëve se oferta e vetme që ka për vendin është hashashi. Asnjë fjalë për të rinjtë e këtij vendi, asnjë fjalë për varfërinë që ka pllakosur vendin. Nuk foli për ministrat e tij që janë pas hekurave. Iu hakërrye drejtësisë për shkak se ka dënuar zyrtarët për shkak se kanë shkelur ligjin dhe kërcënoi se drejtën. Rama ishte i tmerruar për shkak se laku po shtrëngohet”, tha Këlliçi.