Rama falënderon Nanon: Ata që presin përmbysje gotash do zhgënjehen
Kreu i PS, Edi Rama tha sot se ata që presin përçarjen e Partisë Socialiste do të zhgënjehen. Kështu e nisi fjalimin e tij në Kongres kryetari Edi Rama, i cili tha se edhe çështja e mandatit të tij do të diskutohet.
“Ka një pakicë shumë të vogël e cila duhet të gjejë se si do i bëhet hallit statutor mandatit tim. Do diskutojme hapur për këtë në pjesën e tretë të Kongresit, por jo vetëm kaq. Ka në këtë Kongres mendime të ndryshme, nga çdo anë, nga çdo rresht. Jashtë kësaj shtëpie ka shumë forca që presin me interes të madh çdo të ndodhë në këtë Kongres. Jashtë kësaj shtëpie ka forca që presin me interes të madh çfarë do të ndodhë në këtë kongres. Qoftë të përmbyset dhe një gotë ujë që pastaj të bëhet fjala që anija jonë u përmbys, por do të zhgënjehen sërish”, tha Edi Rama.
Ai ka bërë një falenderim për paraardhësin e tij në krye të partisë Fatos Nano, të cilin e ka ftuar të jetë pjesë e festimeve për 25-vjetorin. “Uroj që të na bashkohet më 25-vjetor dhe uroj që të gjejë fjalët e duhura të lidershipit të tij në forcimin e karakterit të PS. Çfarë na ka ndarë me të nuk na ndan në dysh me historinë e kësaj partie”., tha Edi Rama.
Ja axhenda e sotme e Kongresit të PS
Ja kush mungoi në Kongresin e PS
Ilir Meta: Kur e majta është e bashkuar gjithmonë fiton bindshëm
Pëllumbi: Dueli i Ramës me Blushin nuk ka efekte kundër Edit
Albin Kurti: “Vetëvendosja” e majtë, ndaj jemi sot në Kongresin e PS
Kodheli: Referendumi, shpërthim demokracie brenda PS-së
Shultz, mesazh socialistëve: Reformat janë ende për t’u bërë
Kreu i Eurosocialistëve: 2016, nisin negociatat për në BE
Edhe Idrizi me Dulen, refuzojnë Kongresin e PS-së
Berisha “uron” socialistët: Gëzuar Kongresin pa garë! Amin
D’ Alema: Evropa s’mund të zgjerohet më, por ju jeni drejt saj