Kongresi i PS, Rama: Sot shpalosëm prioritetet tona të zhvillimit! Morëm në kurriz një vend të varfër

Me transformimin e bërë, e ka nisur fjalimin e tij në Kongresin e PS-së kryesociaslisti dhe kryeministri Edi Rama, i cili po ashtu ka nënvizuar dhe sfidat kryesore me të cilat janë përballur gjatë qeverisjes.

“Sot kemi shpalosur prioritetet tona kryesore të zhvillimit për ta ngjitur Shqipërinë në majën e lartë drejtë si cilës u nisëm 10 vite më parë. Morëm në kurriz borxhe, krim të organizuar varfëri por edhe krim ordiner të shtrirë në të gjithë zonat e banuara të vendit dhe në një kohë kur askush nuk e merrte seriozisht emrin Shqipëri dhe Shqipëria goditej sa herë zihej me gojë qoftë në institucionet ndërkombëtare qoftë në mediet e botës së lirë.

Nëse do ishte PD përballë këtyre sfidave sot do ishim në humnerë, pa asnjë ekzagjerim të ngjashme me humnerën e 1997. Vetëm falë PS-së, të treja furtunat na gjetën në këmbë dhe të gatshëm për të mbrojtur njerëzit e zakonshëm të këtij vendi me forcën dhe dinjitetin e një shteti që ende nuk ua plotëson dot shumë gjëra qytetarëve, por ama nuk i lë vetëm në momentet e vështirësive të mëdha”, tha Rama.

SHKARKO APP