Kongresi i PS, Rama voton në Dajt

Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri i vendit, Edi Rama ka votuar në zgjedhjet për delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste që do të mbahet në muajin mars.

Në një nga qendrat e votimit të ngritura nga PS e Dajtit, Rama pas votimit ka deklaruar se procesi është shumë transparent, ndërkohë që ndihet krenar për Partinë Socialiste. Rama ka shtuar se, PS është e vetmja forcë politike që mund të drejtojë vendin përmes reformave.Sipas Ramës, qeveria ka ndërmarrë reforma që të tjerët nuk guxuan t’i bëjnë për vite të tëra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?