Kongresi i PS, Ylli Manjani: Kujt i plasi për kongresin tuaj!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me kongresin e Partisë Socialiste, që do të mblidhet pas 20 ditësh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shprehet se “do të  mblidhet kongresi i partisë që të vendosë për punët e Shqipërisë!! Aty do vendoset çdo gjë. Media e publiku i gjerë, në një shoqëri të paktën pluraliste, proporcionalisht duhet t’i përgjigjen me mesazhin: KUJT I PLASI PËR KONGRESIN TUAJ?!”

Postimi i plotë i Manjanit në Facebook:

Shihni ç’pritshmëri publike kanë ngritur!

Do mblidhet kongresi i partisë që të vendosë për punët e Shqipërisë!!! Aty do vendoset çdo gjë.

Kulmi! Formalisht, kësaj Shqipërie i thonë ende demokraci!!!

Media e publiku i gjerë, në një shoqëri të paktën pluraliste, proporcionalisht duhet t’i përgjigjen me mesazhin: KUJT I PLASI PËR KONGRESIN TUAJ?!

Si me kongres e si pa kongres Edvinin kanë për çdo gjë.

Ç’lesh Kongresi?! Vendimet i merr Tjetri sipas qejfit, pa rregulla e pa procedura, kundër Kushtetutës së Republikës. Nuk e qeth hiç për kolegjialitet e procedurë!

Ndaj them që boll me këtë pritshmërinë se do bëhet një kongres! Kot fare!

Fundja njësoj si kongreset e të gjitha partive, është dhe ky. Llo llo llo llo…. Urraaaaa…! Fitoreeee….!

SHKARKO APP