Kongresi i rehabilitimit të Nanos, rikthehet dashuria për ish-Kryetarin

Që pas vitit 2005 ky është kongresi i parë i Partisë Socialiste ku emri i Fatos Nanos është përmendur më shumë pozitivisht në selinë rozë. Fillimisht ishte kreu i PS-së, Edi Rama, i cili ndryshoi kurs ndaj paraardhësit të tij. Deri dje ka kërkuar falje për mënyrën sesi ka qeverisur Fatos Nano Shqipërinë, ndërsa sot shprehu falënderim për kontributin e tij në PS.

“Uroj që të gjej fjalët e duhura deri në ditën e 25-vjetorit të PS-së për ta falenderuar për atë që ka bërë për Partinë Socialiste”, tha Rama.

Pas Ramës, Gramoz Ruçi i kushtoi disa paragrafë të fjalimit të tij Fatos Nanos. Ai tha se “Nano është njeriu që bëri 4 vjet burg se ishte kryetar i PS-së” dhe ishte njeriu që kontruboi për demokratizmin e saj. Ai tha se Nano është i vetmi kryetar që dha dorëheqjen në vitin 2005, “diçka që se ka bërë deri më sot askush në partitë e tjera politike shqiptare”.

Edhe Servet Pëllumbi ka vlerësuar qëndrimin e drejtuesve të PS ndaj figurës së Fatos Nanos. “Unë e quaj normale sepse figurat kanë historinë e tyre. Edhe vlerësimi bëhet duke pasur parasysh etapat historike. Në atë periudhë, Nano ka qenë në krye të Partisë Socialiste, bile edhe i burgosuri i Berishës. Ka pasur rolin e vet. Ajo periudhë nuk mund të injorohet. Tjetër gjë pastaj, që krahas lavdërimeve ka vend për kritika. Historia gjithnjë reflekton të mirat dhe të këqijat”,- tha Pëllumbi.

Duke krahasuar sulmet që i janë bërë gjatë 11 viteve të fundit në adresë të Nanos, ky mund të quhet kongresi i rehabilitimit të ish-kryetarit. Edhe pse ky i fundit nuk ka pranuar as ftesën  për të marrë pjesë në Kongres.

Fjalimi i plotë/Edi Rama: Shqipëria e gjeneratës tjetër

SHKARKO APP