Kongresmenët takojnë Ramën dhe Bashën, Yuri Kim: Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA tejkalojnë politikën partiake

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar vizitën e dy delegacioneve të Kongresit të SHBA-së në Shqipëri dhe takimin që patën me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.

Kim shkruan në Twitter, se takimet e tyre me Ramën e Bashën tregojnë se marrëdhëniet e SHBA-së me Shqipërinë tejkalojnë politikën partiake. Po ashtu ambasadorja shton se ligjvënësit kërkuan përparim në sundimin e ligjit, duke vënë në dukje se ai do të tërheqë biznes dhe investime.

“Mirënjohje të thellë popullit shqiptar për mikpritjen e tij. SHBA është krenare që sheh OJQ, biznese dhe vullnetarë që mbështesin ata në nevojë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?