Konkursi ndërkombëtar për parkun e Vjosës, Rama: Potencial turistik

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me lajmin e shpalljes së konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës. Rama thotë se ky projekt që do t’i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik.

”MIRËMËNGJES dhe në Ditën Botërore të Lumenjve, me kënaqësinë e shpalljes së konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës, që do t’i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik, ju uroj një të dielë të paqtë”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP