Arrihet marrëveshja për Reformën, dialogu nis javën e ardhshme

Mazhoranca dhe opozita kanë gjetur gjuhën e konsensusit për Reformën në Drejtësi, pas shumë debateve për të. Burime nga Partia Demokratike bënë me dije se javën që vjen pritet që të nisë dialogu mes dy palëve, shkruan Balkanweb.

Të njëjtat burime theksuan se mazhoranca është tërhequr nga qëndrimi i saj, ndërsa ka pranuar që të nis dialog, që do të mbahet ditën e mërkurë dhe të enjten. Fill pas kësaj faze, punë mësohet se do ti kalojë ekspertëve të nivelit të lartë. Sakaq, ditën e sotme kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj si dhe deputeti i PD-së, Eduard Halimi zhvilluan sot një takim rreth orës 14:00 në zyrat e përfaqësuesve të Bashkimit Europian.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. “Çdo forcë politike do përfaqësohet nga ekspertë. Do jenë edhe dy ekspertë të OPDAT dhe EURALIUS. Ekspertët do trajtojnë çështjet teknike të ‘Venecias’. Politika do mbyllë çështjet politike të reformës. Më pas çështjet do bashkohen do ketë një draft i dakordësuar i amendamenteve kushtetuese”, pohuan burimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?