“Konsolidimi i institucioneve”, Presidenti Begaj: Do jem shërbëtor i popullit dhe përfaqësues i unitetit tonë kombëtar

Në ceremoninë zyrtare të marrjes së detyrës, Presidenti Bajram Begaj premtoi se do të jetë shërbëtor i popullit dhe përfaqësues i unitetit tonë kombëtar.

“Që sot, kam përgjegjësi më të madhe ndaj qytetarëve të kombit tim, ndaj partnerëve të Shqipërisë. Do të jem shërbetor i popullit tim, përfaqësues i unitetit tonë kombëtar. Do të jem mbështetës i palëkundur i rrugëtimit euro-atlantik për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës”, tha Begaj.

Presidenti shtoi edhe se “Dialogu, bashkëpunimi dhe debati sjellin mirëqënie, zhvillim e progres për qytetarët dhe vendin. Interesi ynë i përbashkët mbetet konsolidimi i institucioneve. Inkurajoj çdo veprim për marrëdhënie të shëndosha mes institucioneve kushtetuese. Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE është arritje e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, në të cilin do duhet të jemi të gjithë bashkë, krah për krah”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?