Konsultim publik për zgjedhoren. Pollo: PS vetëm PPP dhe koncesionet kalon me “goditje të përqendruar”
Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo ka reaguar për qëndrimin e PS lidhur me reformën zgjedhore. Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi deklaroi sot se miratimi i reformës zgjedhore do të bëhet pas konsultimeve publike. Deklarata vjen pas përfundimit të reformës në Këshillin Politike nën monitorimin e ndërkombëtarëve.
Lidhur me këtë qëndrim të ri të PS që synon të zgjasë pa fund votimin reformës, Pollo shprehet se socialistët “vetëm ligji Fusha/Teatri dhe ligjet PPP kalojnë me “goditje të përqendruar”!!”.
Vetëm ligji Fusha/Teatri dhe ligjet PPP kalojnë me „goditje të përqëndruar!!https://t.co/WcyuhlfnTZ
— Genc Pollo (@GencPollo) July 3, 2020
KOHA JONË SONDAZH

