Kontenieri me 119 kg kokainë/ Artan Hoxha zbulon rrugën dhe skemën e përdorur
Artan Hoxha jep detaje për itinerarin e kontejnerit me banane, në të cilën u gjetën 119 kg kokainë të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë “Zico Sh.A” në zonën e Vaqarit. Po ashtu ai ironizon duke thënë se tashmë mund t’i druhemi edhe rritjes së çmimit të bananeve.
Postimi i plotë nga gazetari Artan Hoxha
Eh moj bananja kinge, ç’na e nise me faqe “të bardhë” 2022-shin. Na u bë ky konteineri i fundit, që erdhi nga Ekuatori, si urbani Ndroqit. Ndalohet në Gioa Tauro Itali, shkarkohen ca arka me “banane”, pastaj mbyllin konteinerin.
E ndalin ca “pasagjerë” me maska e kallashnikovë në Romanat, si “trimat e Selfo Qorrit”, vjedhin ca arka me “banane” dhe pastaj mbyllin derën. Në darkë e parkojnë konteinerin në Vaqar, sistemojnë arkat me “banane”, pastaj kujtohen në mëngjes, se duhet njoftuar policia. Vjen policia paradite, gjen dhe ajo ca arka me 119 kilogramë “banane bardhoshë”.
Të paktën na jepni inventarin e arkave me “banane”, sa u nisën nga Guayaquil, sa bitisen në Vaqarr? Jo për gjë, por kam hall se mos shkon kacafiu dhe çmimi i bananeve verdhacuke që ha populli?