Deputeti i PD: Pse qeveria shqiptare nuk kërkon marrëveshje ekstradimi me Emiratet, atje ku janë mafiozët shqiptarë?
Deputeti Ervin Salianji tha sot në parlament se krerët e mafias i drejtojnë punët nga Dubai me telefon dhe porosisin vrasje në Shqipëri.
Deputeti demokrat tha se “Qeveria jonë shkon ke Nusreti, te Emiratet kërkojnë marrëveshje për të thelluar marrëdhëniet, por jo për ekstradimin e kriminelëve që strehohen në Emirate. Cili është shqetësimi i Shqipërisë apo kthimi i kriminelëve që janë kthyer në anekdodë që pushka e vrasjet kërcasin në Shqipëri dhe porositësit e vërtetë të vrasjeve janë me shampanjë në Dubai. Atje ka persona në kërkim nga SPAK por janë atje të lirë. Në vend të kërkohet lehtësimi i procedurave për ekstradim Qeveria thotë arritëm marrëveshje për informacion. Po më parë nuk kemi pasur? Ka njeri në vend që nuk e di se krerët grupeve të përdorur nga PS për zgjedhje e ushtrojnë aktivitetin në Dubai me telefon. Qeveria ka frikë se nëse vijnë këtu tregojnë emrat e politikanëve?
E kishin mediat spanjolle sot. Karteli Sinaloa atje dhe lidhja me grupet shqiptare . Strukturat e inteligjencës atje e ngre çestje në nivel tjetër. Paratë pastrohen tek ndërtime pa leje”, tha ai
Deputeti demokrat, Ervin Salianji gjatë seancës së sotme në Kuvend hodhi akuza ndaj qeverisë për favorizim të kontrabandës së naftës. Salianji i bëri thirrje qeverisë që të tregojë se cilën kompani nafte po mbron, ndërsa tha se është thyer embargo për naftën libiane.