Kontribut për Shqipërinë, Presidenti Nishani dekoron personalitetet britanike

 si dhe për promovimin e vlerave historike e kulturore e të çështjes shqiptare. Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Londër, Nishani vlerësoi me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Fort të Nderuarin, Lordin Alan Ëatson të Richmond CBE; Fort të Nderuarin, Lordin Michael Bates;  Sër Noel Malcolm. Me Dekoratën “Nderi i Kombit” zotin Alexander Duma dhe Dekoratën “Nënë Tereza” zotin David Lloyd. Gjithashtu, Nishani i akordoi Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” Stephen Nash.  Gjatë ceremonisë së dekorimit, Nishani u shpreh se “Kam kënaqësinë e veçantë që në kuadrin e vizitës sime në Londër, të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, mirënjohjen për disa prej miqve më të mirë që shqiptarët dhe Shqipëria kanë në Mbretërinë e Bashkuar”. Presidenti Nishani gjatë fjalës së tij  solli në vëmendje nje moment të rëndësishem historik, duke kujtuar  gjestin e Lord Beaconsfield (Benjamin Dizraeli), që për të mos lejuar copëtimin e trojeve shqiptare, në vitin 1878 dërgoi flotën britanike për të prishur Traktatin e Shën Stefanit. “Por, sot, përmes dekorimit, dëshiroj të shpreh mirënjohjen për të gjithë ato përsonalitete që kontribuan për Shqipërinë”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?