Kontrolli i territorit, Bardhi për Ramën: Nga satelitët fantazëm tek dronët luftarakë, i njëjti mashtrim si në 2022

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka komentuar deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama për kontrollin me dronë të territorit për të shmangur ndërtimet pa leje. Teksa ka postuar një video, Bardhi sjell në vëmendje përmes një video deklaratat e ngjashme të Edi Ramës në vitin 2022 ku deklaronte se kontrolli i territorit do të behet përmes dy satelitëve në kohë reale.

Postimi i plotë

Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazëm tek dronët luftarakë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që nuk ndryshon prej 12 vitesh është epoka e mashtrimit të shqiptarëve nga Edi Rama. I njëjti mashtrim në 2022, i njëjti mashtrim edhe sot. Ndryshon vetëm “mjeti”: nga satelitët kemi kaluar tek dronët!

Swiss Digital Mobile Reklama

E gjitha për të justifikuar aferën e radhës, para të taksapaguesve që jepen për qokë personale dhe që nuk shërbejnë për asgjë! E vërteta e kontrollit të territorit është që njerëzve u shkelet syri para zgjedhjeve për t’u marrë votën, pastaj shpërthejnë “muçërit” dhe u marrin shpirtin dhe kursimet e jetës.

Për pasojë paligjshmëria nuk buron nga njerëzit. Një qeveri që u shkel syrin njerëzve për të shkelur pak ligjin në këmbim të votës nuk e zgjidh problemin as me satelitë fantazëm, as me dronë imagjinarë. Problemi është vetë Edi Rama!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?