Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Rama: Shqipëria jo ajo që lexoni në media. Krimi, droga dhe mafia ka mbetur në të shkuarën
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur këtë të hënë pjesëmarrësit nga 38 vende të botës në Konventën e Turizmit përmes një mesazhi ku tregon se Shqipëria nuk është ajo që lexojnë në media duke thënë se ka mbetur në të shkuarën krimi, droga, prostitucioni e mafia.
”Miq të ardhur në 38 vende të botës, ndihuni zotër në shtëpinë tonë. Shijoni sa të mundeni dallimin mes stereotipin e Shqipërisë në mediat tuaja dhe perceptimit të vetë shqisave tuaja për vendin krejt tjetër ku keni ardhur sot. Ky që shikoni është i vërteti ndërsa vendi i krimit, i mafies, drogës, prostitutave, plehrave, hajdutëve e lypsave është pjesërisht një vend të cilin ne e kemi lënë pas në të shkuarën dhe pjesërisht që e mban gjallë në retorikën e tyre dashakeqe dhe spekulante vendas dhe të huaj me gojën e tyre apo penën e tyre”, tha Rama.
Zurab Polikashvill, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit tha se bashkëpunimi është një pikë kyçe sa i përket turizmit, e ndërsa theksoi se fokusi do duhet të jenë angazhimi i të rinjve në këtë sektor.