Koordinatori i LSI, Aldi Fusha: Më mirë të ikë qeveria, se të ikë populli
Koordinatori i LSI-së në Farkë të Tiranës, Aldi Fusha shprehet se e vetmja mënyrë për të mos lejuar shpopullimin e vendit është largimi i qeverisë aktuale dhe zbatimi i politikave të përgjegjshme ekonomike.
Në një reagim në Facebook, Aldi Fusha thotë se kriza ekonomike që po kalon vendi, tregon se me këtë qeveri asgjë nuk do të ndryshojë. “Ekonomia është në pikiatë, përveç sektorit të ndërtimit! Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave flasin se kriza ekonomike është ulur këmbëkryq. Në 3-mujorin e tretë të vitit (korrik-shtator), pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë kanë tregues negativë. Përveç ndërtimit. Natyrisht, se betonizimi i vendit është pikë e fortë e qeverisë në ikje! Të dashur miq, kohët e fundit është folur shumë për shpopullimin e vendit. Unë mendoj që është më mirë të ikë qeveria, se të ikë populli. Më 25 prill do t’i kthejmë shpresën rinisë, do të rindezim motorrët e ekonomisë në mënyrë që shqiptarët të qëndrojnë këtu. Ky vend bëhet!”,- deklaron Koordinatori i LSI në Farkë, Aldi Fusha.
Ekonomia është në pikiatë, përveç sektorit të ndërtimit! 🏗️
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave flasin…
Posted by Aldi Fusha on Tuesday, December 22, 2020