Koordinatori i LSI, Aldi Fusha, Ramës: Nuk e ke kuptuar se forca e LSI nuk qëndron tek asnjë ish-ministër

Koordinatori i LSI në Farkë, Aldi Fusha teksa i drejtohet kryeministrit Edi Rama thekson se ai gabohet qe me sjellje kaçakësh shpreson ta ndalosh rotacionin!

Reagimi i Aldi Fushës

Me sjellje kaçakësh shpreson ta ndalosh rotacionin? Gabohesh.
Dje KM në largim e quajti LSI-në ndërmarrje private. Sot foli për kaçakë të LSI. Luftë politike, është e drejtë e tij. 👎
Por, nëse LSI është parti kaçakësh, pse dërgon ministrat e tu të fusin nën sqetull ish-ministrat e LSI? 🤮
A e di Rilindja kuptimin e fjalës kaçak? Kaçak është ai që grabit të tjerët. Andaj, Rilindja mund të grabisë kë të dojë në bahçen e LSI, por asgjë e askush nuk e pengon rotacionin e 2️⃣5️⃣ prillit. 👊
KM në ikje dhe Rilindja nuk e kanë kuptuar se forca e LSI nuk qëndron tek asnjë ish-ministër.
👉Forca e LSI është energjia e të rinjve, shpresa e tyre, vullneti dhe vizioni i tyre.
👉Forca e LSI janë studentët që synojnë të ndërtojnë të ardhmen këtu, për një Shqipëri më të mirë.
👉Forca e LSI janë mijëra e mijëra njerëz të ndershëm, që duan të jetojnë me ndershmëri dhe të sigurojnë një të ardhme të sigurt për fëmijët e tyre.
Nëse mendon se me veprime kaçakësh dhe grabitje individësh 👣 do ndalosh valën e papapërmbajtshme popullore që do të përcjellë me referendum, gabohesh.
Nëse mendon se me makinacione, presione e shitblerje, do mund të mbash popullin peng, nuk paske kuptuar asgjë!
Më 25 prill, do t’i mësosh të gjitha❗

Me sjellje kaçakësh shpreson ta ndalosh rotacionin? Gabohesh.

Dje KM në largim e quajti LSI-në ndërmarrje private. Sot…

Pubblicato da Aldi Fusha su Mercoledì 6 gennaio 2021

SHKARKO APP