Korab Lita replikon me Lleshajn për kriminalitetin në vend: Nga një pikë e zezë, Shqipëria u kthye e gjitha në Lazarat

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është thirrur në një interpelancë urgjente nga disa deputetë të opozitës së re në Kuvend për të folur për sigurinë në vend dhe kriminalitetin.

Deputeti Korab Lita i drejtoi nga foltorja e Kuvendit disa pyetje mbi kriminalitetin ministrit Lleshaj, ku mes të tjerash tha se Shqipëria kishte një njollë të zezë gjatë qeverisjes së PD-së, që ishte Lazarati, ndërsa tani është shndërruar e gjitha në Lazarat.

Në fjalën e tij, Lleshaj tha se prodhimi i kanabisit në Shqipëri ka rënë në nivele historike, ndërsa theksoi se edhe krimet kanë shënuar një rënie të ndjeshme, si dhe janë goditur më shumë grupe kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thirrja e kësaj interpelance urgjente ka të bëjë me gjendjen mjaft të rëndë, në të cilën ndodhet vendi, për sigurinë. Qeveria po përdor situatën e pandemisë për të fshehur kriminalitetin. Deri më 2013 ishte Lazarati një njollë e zezë për kanabisin në Shqipëri. Gjithë mediat botërore flisnin për këtë zonë. Me ardhjen në pushtet të kësaj mazhoranca u organizua operacioni i madh kundër kultivimit të kanabisit në Lazarat, luftë që u fitua nga policia dhe rezultoi me një dëshmor nga radhët e policisë, Ibrahim Basha, që dha jetën. Jam krenar që ai ra në krye të detyrës, por duke parë rezultatet e mëvonshme dhe gjendjen e kultivimit të kanabisit në Shqipëri mendoj nëse ja vlejti jeta e dhënë e oficerit të policisë. Pasi Shqipëria nga një pikë e zezë që ishte, u shndërrua në një Lazarat të tërë. Për këtë i kam shtruar disa pyetje ministrit të Brendshëm, mbi situatën me krimin në vend“,-tha deputeti Lita.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri më i dështuar, nëse do kishte moralin e ushtaraku nuk do ulje figurinë e policit dhe do e përçërmojë. Nëse do e kishte bërë një ministër civil edhe mund të kapërdihej, por jo një ushtarak. Ty t’i hoqën spaletat pa u bërë mirë ministër i brendshëm. Kjo të bën t’i urresh policët”- shtoi më tej Lita.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?