Koronavirus/ 304 mijë të infektuar në gjithë botën dhe rreth 13 mijë viktima

Shifrat e datës së sotme, shtunë 21 mars 2020, në nivel global tregojnë se numri i të infektuarve është 304 986 . Viktima janë 12 987. Të shëruar janë 94 667, sipas shifrave më të fundit të universitetit amerikan ”Johns Hopkins”.

EMERGJENCA KORONAVIRUS NË GJITHË BOTËN

Numri i personave të prekur: 304 986

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima: 12 987

Swiss Digital Mobile Reklama

Të shëruar: 94 667

Shtete të prekura: 165

Në Itali, situata vazhdon të jetë e rënduar. Numri të infektuarve është 53,578 persona, ndërkohë numri i viktimave është 4825. Numri i personave të shëruar është 6072.

Në Gjermani numri të infektuarve ka arritur shifrën 22 213 individë. Numri i viktimave është 84 dhe numri i personave të shëruar 209.

Në Francë, numri të infektuarve ka arritur shifrën 14459 individë, ndërkohë që numri i viktimave është 562. Janë shëruar ndërkohë vetëm 1587 vetë.

Në SHBA, numri të infektuarve ka arritur shifrën 24 789  individë. Numri i viktimave është 290. Janë shëruar vetëm 171 Persona.

Në Spanjë, numri i të infektuarve është 25 374. Viktima janë 1378 dhe të shëruar janë 2125.

Në Shqipëri, numri të infektuarve ka arritur shifrën 76 individë. Numri i viktimave është 2. Numri i të shëruarave është 3.

Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?