Koronavirusi frikëson dhe SHBA-të, Donald Trump shpall emergjencën kombëtare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shpallur emergjencën kombëtare për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Deri më tani, në SHBA janë konfirmuar 1,701 raste me koronavirus dhe 40 vdekje.
Disa shtete amerikane kanë ndërmarrë masa për të frenuar nivelin e përhapjes së virusit, përfshirë ndalimin e tubimeve të mëdha, ngjarjeve sportive dhe mbylljen e shkollave.