Koronavirusi mbërrin në Shqipëri, mblidhet qeveria. Raportohet për situatën dhe masat

Kryeministri Edi Rama dhe qeveria janë mbledhur sot për herë të parë në një mbledhje të jashtëzakonshme për koronavirusin.
Kjo mbledhje vjen fill pasi në mesnatë Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para me koronavirus, dy shqiptarë të cilët kishin qenë për disa kohë në Itali nga ku ishin infektuar.

Rekomandimi kryesor që duhet ndjekur sipas kryeministrit është qetësia kurse receta më e keqe është paniku.

”Ministrja e Shëndetësisë do të informojë më tej lidhur me masat e marra që nga momenti i marrjes së sinjalizimit, protokollin epidemiologjik sipas protokollit të përcaktuar me të gjitha hapat nga OBSh i cili është udhëzuesi ynë që kur është shfaqur ky fenomen kërcënues.

Ajo që ka një rëndësi themelore dhe që është këshilla bazë e OBSH është domosodoshmëria për qetësi dhe për të ndjekur hap pas hapi burimet zyrtare nga sistemi përkatës shëndetësor sa i takon individëve dhe sa i takon vetë shtetit të gjitha masat e parashikuara që duhen përshkallëzuar hap pas hapi dhe faktikisht që nga mesnata e mbrëmshme ne i kemi ëprgatitur edhe hyrjen në skenarin e parë i cili ishte parapërgatitur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Në ka gjithmonë që bëhet edhe më i qartë që këmbëngul dhe OBSH është që receta më e gabuar është ajo që buron nga paniku dhe nga të gjitha llojet e aventurave individuale.
Kjo është një kohë për t’u informuar, informuar, informuar prej burimeve zyrtare sa i përket higjinës vetjake”,- tha Rama.

SHKARKO APP