Koronavirusi mbërrin në Shqipëri, zv.kryeministri: Ruani qetësinë! Vetëkarantinim për ata që vijnë nga Italia dhe higjenë

Në një njoftim zyrtar, ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë.

Ata janë babë e bir që kanë ardhur nga Firence e Italisë përmes rrugës tokësore nga Hani i Hotit, me makinë personale.

Zv. kryeministri Erion Braçe ka bërë thirrje për qetësi dhe vetëkontroll dhe thotë se duhet zbatuar çdo protokoll dhe çdo rregull të shpallur, duke nisur nga vetëkarantinimi i atyre që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë dy javëve të fundit, tek higjiena dhe kujdesi për të moshuarit dhe fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdokush që ka hyrë nga Italia në Shqipëri dy javët e fundit dhe ka shenja të gripit, të telefonojë numrin 127; Çdokush që ka hyrë nga Italia në Shqipëri gjatë dy javëve të fundit duhet të vetëkarantinohet për 14 ditë; Pjesa tjetër është higjena, higjena, higjena! Lani duart shpesh dhe për 40 sekonda me ujë e sapun, dizinfektoini me solucione me bazë alkoolin;

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjitha vendet me grumbullime të mëdha, posacërisht shkollat duhet te 100-ishojnë kujdesin ndaj higjenës; Mos prekni gojën, hundën e sytë më duar të palara, virusi hyn në trup prej tyre! Mbroni femijët dhe të moshuarit! Është detyrë!“, shkruan Braçe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?