Koronavirusi në Itali. Salvini: Qeveria e turpit të japë dorëheqjen. Kishte një muaj kohë të merrte masa

Situata me kronavirusin në Itali është shoqëruar dhe me akuza të forta politike. Kreu i Legës, Mateo Salvini kërkoi sot dorëheqjen e qeverisë se Guseppe Contes. Ish-ministri i Brendshëm deklaroi se qeveria italiane kishte një muaj kohë që të merrej me masat për koronavirusin dhe nuk bëri asgjë.

Në disa deklarata të shpeshta që ka dhënë sot, Salvini deklaron se kjo qeveri duhet të japë dorëheqjen dhe t’ua lerë në dorë ekspertëve përballimin e situatës.

“Dua të falënderoj sot çdo mjek dhe infermier që ndodhet në zonat me koronavirus dhe po rrezikojnë jetën…. Qeveria Konte thotë se është e befasuar nga numri në rritje i të prekurve me koronavirus. Kjo qeveri është marrë një muaj më mua duke me quajtur racist dhe nazist, sepse kërkova vendosjen në karantinë të atyre që vinin nga shtetet e prekura…. Nëse nuk do ishin marrë një muaj me mua, por me përballimin e situatës dhe ato që kërkonin ekspertët sot nuk do ishim këtu. Kjo qeveri duhet të iki me turp. Dështoi të mbronte sigurinë e italianëve dhe kush gabon duhet të paguajë”,- tha Salvini.

Deri më sot Italia numëron 3 viktima dhe 152 persona të prekur nga koronavirusi.

 

SHKARKO APP