Koronavirusi në Shqipëri? Vasili: Arsye për panik dhe konfuzion nuk ka
Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook thotë se Ballkani është në shifra të ulëta sa i përket koronavirusit. ”Vigjilenca sanitare dhe masat maksimale parandaluese duhet te vazhdojne pa asnje tolerim. Arsye per panik dhe konfuzion nuk ka”,-shkruan Vasili.
Postimi i plotë
Situata lidhur me coronavirusin vazhdon te tregoje nje prevalence shume te ulet ne Ballkan. Shqiperia, BosnjeHercegovina, Mali i Zi, Bullgaria, Turqia dhe Serbia nuk kane asnje rast me coronavirus. I gjithe Ballkani ka deri me tani nje numer shume te ulet dhe vetem 24 raste. Vigjilenca sanitare dhe masat maksimale parandaluese duhet te vazhdojne pa asnje tolerim. Arsye per panik dhe konfuzion nuk ka.