Koronavirusi nuk do të godasë fort në Shqipëri/Shkencëtari tregon arsyen

Në një kohë që Shqipëria është në shtetrrethim dhe ka shënuar deri më tani 33 të prekur dhe një viktimë nga Covid-19. Një optimizëm vjen nga analiza e profesorit Robert Gallo, studiues më famë botërore. Sipas tij ”epidemia që po përhapet tani në itali nuk është njëlloj si epidemia që u përhap në Kinë dhe besoj se nuk është e sigurt që covid i ri do të përhapet në masë edhe në Jug të Italisë”.

Italia e jugut që është në të njejtën pozicion gjeografik jugor si Shqipëria në fakt deri në këto momente është më pak e prekur nga koronavirusi në krahasim me rajonet në Italinë e veriut. Është fakt që në Pulja për shembull, pavarësisht nga shkëmbimet e vazhueshme të njerëzve me Italinë e veriut, janë vetëm 100 të infektuar, nga të cilët vetëm 2 janë shtruar në reanimacion me simptoma më të rënda. Edhe në Romë, që ka popullsi të njejtë me Milanon, deri tani rastet jane vetëm 170 dhe vetëm 20 janë shtruar në reanimacion, krahasuar me 9.000 vetëm në Lombardi.

Në rast se është e vërtetë siç konstaton prof. Gallo, që për arsye të panjohura koronavirusi lëviz më shumë nga lindja në perëndim dhe jo nga veriu në jug, Shqipëria ka shumë mundësi të mbetet vetëm në kufijtë e dallgës së tij infektuese.

Nga Europa, Italia është më e prekura, ku vetëm ditën e sotme u regjistruan 250 viktima, duke e çuar numrin në 1266. Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli se Europa është tashmë epiqendra e pandemisë së koronavirusit, ndërsa gjithnjë e më shumë vende po shpallim gjendjen e jashtëzakonshme. ”Po raportohen më shumë raste tani në Europë sesa kur ishte kulmi i epidemisë në Kinë”, tha drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai tha se deri tani kanë vdekur 5 mijë persona duke e cilësuar si një “moment tragjik” teksa i bëri thirrje qeverive që të implementojnë masat për mbajtjen e popullsisë në distancë në mënyrë që të frenohet përhapja.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh nga shtëpia. Ai ka deklaruar se masat do të përshkallëzohen dhe për këtë të gjithë duhet ta ndajnë mendjen mire, pasi lufta sapo ka filluar dhe vazhdimi do të jetë i gjatë dhe i vështirë. ”Nëse nuk duam të bëhemi bashkëfajtorë në lëndimin apo humbjen e të afërmve dhe miqve tanë ne do të qëndrojmë në këtë rrugë. Duke gjetur pozitivitet te mundësi për të qëndruar në shtëpi me familjen, fëmijët, me prindërit kur i kemi në një çati. Sot numri i të prekurve ka arritur në 33 dhe duhet të dimë që do të vazhdojë të rritet se si e shpjegon eksperienca botërore, nuk e kemi në dorë ta ndalim, por ta ngadalësojmë me masa shtrënguese që do të vazhdojnë dhe përshkallëzohen, ndaj ta ndajmë mendjen mirë”.

SHKARKO APP