Koronavirusi prek gjithë botën. 153 shtete, rreth 200 mijë të infektuar dhe 7894 viktima
Nga të dhënat e sotme, datë 17 mars 2020, në nivel global, numri i të infektuarëve është 196 640, ndërkohë që viktima janë 7894. Të shëruar janë 80940.
EMERGJENCA KORONAVIRUS NË GJITHË BOTËN
Numri i personave të prekur: 196 640
Viktima: 7894
Të shëruar: 80 840
Shtete të prekura: 153
Në Itali, situata vazhdon të jetë e rënduar. Numri të infektuarëve është 31506 persona, ndërkohë që viktima janë 2053 dhe vetëm 2941 indivdë janë shëruar.
Në Gjermani numri të infektuarëve ka arritur shifrën 9257 individë ndërkohë që numri I viktimave është më iulti në botë me 24 indivdë ose 0,22 përqind. Janë shëruar ndërkohë vetëm 67 vetë dhe janë ende në trajtim.
Në Francë, numri të infektuarëve ka arritur shifrën 7683 individë ndërkohë që numri i viktimave është 148 ose 2,23 përqind. Janë shëruar ndërkohë vetëm 12 vetë.
Në SHBA, numri të infektuarëve ka arritur shifrën 5894 individë ndërkohë që numri i viktimave është 97 ose 1,96 përqind. Janë shëruar ndërkohë vetëm 17 vetë.
Në Shqipëri, numri të infektuarëve ka arritur shifrën 55 individë ndërkohë që numri i viktimave është 1 ose 1,96 përqind. Vetëm sot në mbrëmje analiza e parë tregon se një pacient është shëruar.
KJ