Koronavirusi prek Shqipërinë. Babë e bir erdhën nga Firence e Italisë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në Shqipëri konfirmohen dy rastet e para me koronavirusin e ri. Ata janë babë e bir nga Tirana dhe ishin kthyer me makinë nga Firence dhe kishin kaluar me makinë nga dogana e Hanit të Hotit.

Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione. Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

SHKARKO APP