Koronavirusi, Presidenti Meta takon personalitete të mjekësisë
Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar sot me personalitete të njohur atë shëndetësisë për të diskutuar për situatën e krijuar në vend, si pasojë e kornavirusit.
“Sot prita me kërkesën time katër personalitete të shquara të shëndetësisë shqiptare, me të cilët ndamë disa shqetësime për situatën e shkaktuar si pasojë e përhapjes në vendin tonë të COVID_19, si dhe për marrjen e të gjitha masave të domosdoshme për të mos lejuar përshkallëzimin. Profesor Isuf Kalo, mjeku i parë shqiptar në stafin permanent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kopenhagen, mjekët e nderuar dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme në sistemin shëndetësor, Fadhon Meksi dhe Andrea Gudha, si edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu më njohën me pikëpamjet e tyre shumë të vyera për tejkalimin me pasoja sa më të lehta të kësaj situate të vështirë, që në vlerësimin e përbashkët kërkon përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim të ngushtë dhe transparencë”,- shprehet kreu i shtetit në një mesazh në Facebook.
Presidentit Meta thekson se “së bashku vlerësuam punën e jashtëzakonshme të të gjithëve mjekëve, infermierëve, sanitarëve dhe personelit mbështetës që janë duke shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, duke theksuar se përfshirja e kapaciteteve të çmuara njerëzore e shkencore, edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor, është hap vendimtar për suksesin e tejkalimit të kësaj sfide madhore.
Thirrja jonë për çdo qytetar është të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve! SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!”.

KOHA JONË SONDAZH

