Koronavirusi/ Rama sensibilizon qytetarët me shprehjen e Martin Luter Kingut

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të shpërndajë mëngjesin e sotmë në faqen e tij zyrtare në “Facebook” një thënie të njohur të Martin Luter King, që përkon me situatën që po kalon vendi ynë kur është prekur nga koronavirusi.

“Mosshpërfillja ndaj të keqes është e barazvlefshme me të qënët bashkëpunëtor”, thuhet në thënien e Martin Luter King, ndërsa dukshëm Rama vjen me një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët, që të tregojnë të kujdesshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej disa ditësh qeveria ka bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet, duke qëndruar kështu në shtëpi, në mënyrë që koronavirusi mos të përhapet. Kujtojmë se deri më tani kemi të prekur 15 persona, ndërsa 1 grua e moshuar, 73 vjeçe ndërroi jetë dje në spitalin e Durrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?