Koronavirusi izolon fëmijët në shtëpi, shkolla vazhdon në televizor

Pas vendimit për të mbyllur shkollat për të paktën dy javë, qeveria ka vendosur të nisë zhvillimin e lëndëve të mësimit përmes televizorit.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, njoftoi se në platformën digjitale të televizionit publik do të jepen të martën leksionet për lëndën e matematikës për klasat 6-12, nga ora 10:30-12:00. Ndërsa pasdite, nga ora 18:00-19:30 do të transmetohen leksionet e kimisë për klasat 8-12.

Një ditë më parë, ministrja tha se mësuesit do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia apo nga shkolla dhe do të krijojnë klasa virtuale në rrjete sociale, por duket se metoda më tradicionale, e mësimit nga televizori, do të zbatohet gjithashtu.

SHKARKO APP