Koronavirusi u merr jetën dy pacientëve nga Tirana, 74 të infektuar në 24 orët e fundit
Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Spitalin Infektiv, ndërkohë që numri i të shtruarve ka shkuar në 89. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime, nga të cilët kanë dalë pozitiv 74 raste.
NJOFTIMI I MSH:
Ju informojmë për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit.
Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët po bëjnë të pamundurën në Spitalin Infektiv.
Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen ccdo ditë e më tepër dhe me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:
22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malesi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
COVID-19 – Statistika (5 Korrik 2020)
Testime totale 28801
Raste pozitive 2893
Raste të shëruara 1657
Raste Aktive 1160
Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 449
Durrës 205
Shkodër 169
Vlorë 119
Lezhë 60
Fier 48
Korçë 36
Kukës 20
Elbasan 16
Berat 16
Gjirokastër 13
Dibër 9