Koronavirusi. Vasili: Asnjë arsye për panik, mbi 97% e rasteve janë trajtuar me sukses

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili përpiqet të qetësojë qytetarët lidhur me Coronavirusin. Sipas tij, publiku duhet të dijë se shumica dërrmuese e rasteve, mbi 97%, janë trajtuar me sukses anë e mbanë globit. Teksa publikon edhe një grafik me të dhëna, Vasili shprehet se Gadishulli i Ballkanit ka një numër minimal të prekurish, ndërsa Shqipëria asnjë deri.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Situata ne Kine lidhur me coronavirusin drejt permirsimit te qendrueshem duke pasur ne dy ditet e fundit minimumin e rasteve te reja.
Deri tani janë kuruar me sukses te plotë 36 872 raste te pacienteve me coronavirus neper bote nga rastet e mbyllura qe ishin gjithsej 39741.
Raste aktive aktualisht ne bote rreth 44166 nga te cilet forma te buta jane 36075. Gadishulli i Ballkanit me numer rastesh minimale. Shqipëria deri me tani asnje rast.
Te ruhet gadishmeria dhe vigjilenca e plote si. dhe serioziteti maksimal ne drejtim te masave parandaluese. Asnjë arsye me baze shkencore per panik. Mbeshtetje e plote punonjsve te shendetit publik ne terren.

SHKARKO APP