Koronavoirusi, Presidenti Meta: Përgjegjësi dhe angazhim maksimal

Presidenti Ilir Meta në një konferencë urgjente për mediat ka bërë apel për plane të detajuara për të përballur situatën me koronavirusin në Shqipëri.

“Çdo qytetar duhet të jetë i ndërgjegjshëm se çdo nënvleftësim më i vogël rrezikon jo vetëm jetën e tij, por edhe të afërmit”,- tha kreu i shtetit.

Presidenti Meta tha se nuk ka vend për panik, por duhet angazhim maksimal për të përballuar këtë situatë.

Nuk ka vend për panik, por në radhë të parë nuk ka vend për nënvlerësimin më të vogël nga të gjitha institucionet dhe nga çdo qytetar. Kërkohet përgjegjshmëri maksimale, kërkohet bashkëpunim, prfesionalizëm dhe transparencë. Shëndeti i çdo qytetari është prioritet i të gjithëve sot. Mbështes personelin shëndetësor, që është vendosur përpara një sfide të madhe. Apeloj bashkërendimin e të gjithë strukturave me forcat më të kualifikuara Pushteti vendor dhe qendror të marrin masa për sigurinë e jetë së çdo qytetari”,- deklaroi kreu i shtetit.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2482538795345434/

SHKARKO APP