Korreshi përgjigjet Ndrecës: Jemi këtu se i keni “rruajtur” lekët

Ka nisur me debat komisioni hetimor i “Shëndetësisë”, teksa deputeti demokrat Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me deklaratën e nënkryetarit të komisionit hetimor Plarent Ndreca, se komisioni nuk është gjykatë.

Korreshi tha se komisioni në një farë mënyre është trupë gjykuese, ndërsa mbi faktin se Ndreca foli për mungesë paanshmërie, Korreshi tha se ky komision u ngrit me kërkesën e opozitës.

“Ky komision ka nisur sepse dyshojmë se i keni rruajtur lekët. Sa i përket paanshmërisë nuk mund ta paragjykosh ti. Jemi trupë gjykues këtu. Deri dje thonit jemi bashkëkryetar. Nuk kemi ardhur këtu për të hetuar njerëzit”, tha Korreshi.

SHKARKO APP