Korrupsion flagrant në kadastrën e Durrësit! Një qytetari iu dha legalizimi para se të bënte dokumentet

Ministri i Drejtesise Ulsi Manja ka zbuluar sot disa raste korrupsioni flagrant në disa institicione të rëndësishme shtetërore dhe kallëzimet në Prokurori të punonjësve të përfshirë, mes tyre edhe një noter.

E nisim me kadastrën, që është edhe objekti i përditshëm dhe i drejtpërdrejtë i punës sonë ku kemi rastet më të shumta të referuara.

Në Kadastrën e Durrësit ka raste që po trajtohen. 2 rastet e para kanë të bëjnë me lejë legalizimi në kundërshtimi me ligjin. Nuk respektohen procedurat. I treti është flagrant. Është printuar leja e legalizimit dhe i është dhënë qytetarit dhe më pas janë bërë proceduarat. Data e dhënies së lejes është më parë se të bëheshin dokumentet. Është e kuptueshme se cilat janë interesat që të çojnë drejt shkeljes së ligjit dhe procedurat.

Rasti tjetër ka të bëjë me doganën e Korçës. Një nëpunës është bërë pjesë përmes dokumenteve shkollore të falsifikuara. Përveç doganierit ne kemi denoncuar edhe noterin, për të cilin kemi kërkuar edhe hetimin disiplinor. Rasti i fundit ka të bëjë me drejtorinë er DSHTRR, që ka të bëjë me ryshfetin direkt në sportel“, tha Manja.

SHKARKO APP